Trajneri Xavi Hernandez u ka thënë Oscar Minguezas, Riqui Puigit e Samuel Umtitit që të mos i bashkohen Barcelonës në përgatitjet parasezonale, kanë shkruar të enjten “Mundo Deportivo”, “La Vanguardia” dhe “Diario AS”.
Tekniku nga Katalonja, sipas mediave spanjolle, u ka thënë futbollistëve që të gjejnë klube të reja për të ardhmen e tyre.
Clement Lenglet po ashtu nuk do të paraqitet në kampin stërvitor që nis të hënën, pasi ai pritet të huazohet te Tottenhami.