Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi i del në mbrojtje Katarit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka mbrojtur Katarin si mikpritës të Kupës së Botës, pavarësisht se vendi po përballet me kritika të mëdha për çështjet e të drejtave të njeriut. Xavi, i cili kaloi gjashtë vjet në Katar, si lojtar dhe më pas si trajner, këmbënguli se njerëzit do të “mbajnë kujtime shumë të mira për vendin” pas përfundimit të turneut.

Ish-reprezentuesi spanjoll ishte gjithashtu plot lëvdata për skuadrën e Luis Enriques dhe beson se ata janë ndër favoritët me Brazilin, Argjentinën dhe kampionen në fuqi, Francën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E shoh Brazilin si favoritin kryesor, por edhe Argjentinën nëse arrin të kalojë grupin. Edhe Spanja është shumë e mirë, ndërsa Franca është shumë e fortë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por ky Botëror është shumë interesant”, ka thënë Xavi.