Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi e dëshiron Kounden te Barça

Barcelona po planifikon që në verë të përforcohet në fazën e mbrojtjes.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Barça është e interesuar për mbrojtësin e Sevillës, Jules Kounde.

Raportohet se trajneri Xavi Hernandez e dëshiron francezin në skuadër për sezonin tjetër.

Për Kounden kanë shprehur interesim edhe Chelsea e Manchester Unitedi.

23-vjeçari ka kontratë me Sevillën deri në verën e vitit 2024. Vlerësohet rreth 60 milionë euro.