Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi do ta finalizojë sot marrëveshjen me Barcelonën

Xavi Hernandez pritet që gjatë kësaj jave të zyrtarizohet si trajner i Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka raportuar të mërkurën se drejtuesit e Barcelonës tashmë janë në Katar dhe gjatë ditës së sotme pritet ta finalizojnë marrëveshjen me Xavin.

Në fakt, Xavi pritet të debutojë si trajner i Barçës këtë fundjavë në La Liga. Xavi ka pranuar tashmë ofertën e Barcelonës që do të bëhet së shpejti zyrtare.

Ai do të firmosë kontratë për dy vjet e gjysmë me mundësi vazhdimi dhe do të ketë pagë vjetore më të vogël se sa të Al-Saddi, ekip me të cilin do ta shkëpusë kontratën që i skadon në fund të vitit 2023.

Barcelona aktualisht është me trajnerin e përkohshëm Sergi Barjuan, i cili e zëvendësoi Ronald Koemanin e shkarkuar.

Artikuj të ngjashëm