Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi: Arthuri ma kujton veten

Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka folur për mesfushorin e “Blaugranas”, Arthur, dhe ka thënë se stili i lojës së tij ia kujton veten.

Rekordmeni me paraqitjen me gjigantin Katalan, në të kaluarën, ka fituar një numër të madh të trofeve, sa ishte pjesë e klubit, ndërsa tani paraqitet me klubin Al Sadd, transmeton KTV.

Arthur, nga ana tjetër, te Barcelona erdhi nga Gremio në verë dhe është paraqitur në 11 ndeshje në të gjitha garat deri tani, me “Blaugranan”, e cila kryeson në La Liga dhe në grupin e vet në Champions.

“E shoh veten kur e shoh Arthurin në televizion. Mendon aty për aty. Është talent natyral, por, mbi të gjitha, ai ka shumë rrugë për t’u përmirësuar, duke u stërvitur. Arthur është tashmë lojtar i madh dhe e shoh se ka potencial të jashtëzakonshëm. Prioritet e ka që të mos e humb topin dhe të dalë prej situatave të vështira me lehtësi të madhe. Ka personalitet të fortë”, ka deklaruar Xavi, për “Catalunya Radio”.