Xavi ka dhënë lëvdatat më të mëdha për 20-vjeçarin Pedri, duke thënë se ai nuk njeh kufi teksa po vazhdon të impresionojë me paraqitje për klubin dhe Spanjën.
Pedri i mbushi 20 vjet të shtunën, ndërsa me Barcelonën tashmë ka 63 paraqitje në ligë.
“Ai ka aftësi që duhet t’i ketë një futbollist, në këtë rast një mesfushor. Ai ka talent, sakrifikon, është i fortë në defansivë, mund t’i luajë tri ndeshje rresht dhe ka çdo gjë për të bërë diferencë. Ai është vetëm 20-vjeçar. Është shumë i ri, por ka treguar pjekuri të pazakontë në Kupë të Botës. Është kënaqësi ta shohësh tek luan. Mund të bëj diferencën në çdo ndeshje. Luan mirë me Gavin dhe ka lidhje të mirë me Busquetsin”, është shprehur Xavi të dielën, shkruan “goal.com”.