Ylli i Barcelonës, Pedri, ka pasur një javë fantastike në Kupën e Botës.
Ai të premten ka festuar ditëlindjen e 20-të.
Mesfushori i Barcelonës ka debutuar për Spanjën në Kupën e Botës në fitoren 7:0, në ndeshjen hapëse të Grupit E kundër Kosta-Rikës.
“Te Barcelona luaj më shumë në mes linjave, ku mund të shënojë gola dhe të bëj asistime. Por te Spanja, kam më shumë kontakt me topin”, ka thënë Pedri.
Kapiteni Sergio Busquets është një bashkëlojtar i Pedrit, që ka luajtur në 15 ndeshje gjithsej.
Busquetsi ka 148 paraqitje.
Edhe
Xavi tregon pse Pedri është i veçantë
Ndërkohë, bashkëlojtari tjetër te Barça, Gavi, ka 14 paraqitje.
Pedri, Busquetsin e vlerëson shumë.
“Busquetsi më ka thënë mua dhe Gavit të jemi të qetë. Ai na ka mbajtur një fjalim të vogël një ditë para ndeshjes kur kemi dalë në stërvitje. Ai ka thënë të jemi të qetë, të mos e kemi vëmendjen se çfarë ndodhë jashtë fushës dhe të përgatitemi sa më shumë për ndeshje. Këto fjalë të kapitenit na kanë bërë më të sigurt”, ka theksuar Pedri, shkruan “football-espana” të premten.