Në shkurt të vitit 2021, aktorët Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney morën drejtimin e Wrexham Association Football Club, një ekip i vogël nga veriu i Uellsit dhe tani ata po publikojnë një dokumentar për udhëtimin e tyre. “Mirë se erdhe në Wrexham”, i cili do të shfaqet premierë më 24 gusht, fillon me bisedën e vonë të natës midis aktorëve ku u krijua ideja dhe me shpejtësi u kalon atyre duke qëndruar me tifozët e klubit në tarracat, duke brohoritur për ekipin ku ata tani janë bashkëpronar. Wrexham është ekipi i tretë më i vjetër i futbollit në botë dhe luan në Ligën Kombëtare Angleze, niveli i pestë i futbollit profesionist.
Shfaqja shkon nga Hollywoodi në Uells, nga fusha në lokal, me dy nga yjet më të mëdhenj të aktrimit që shpresojnë të sjellin suksesin e futbollit në qytet. Reynolds ka rënë “kokë e këmbë” në dashuri me futbollin - aq shumë sa ai planifikon jetën e tij rreth ndeshjeve të Wrexhamit.
“Jam kaq i fiksuar pas këtij sporti tani sa në fakt e urrej këtë sport. Do të doja të mos më pushtonte çdo mendim”, thotë me shaka Reynolds, aktori i filmit “Deadpool”.
Për fat të mirë, gruaja e tij, Blake Lively, ndan interesin e tij të ri – pavarësisht shqetësimeve të saj fillestare për blerjen e klubit nga Reynolds.
Reynolds tha se kur bleu klubin, reagimi i gruas së tij ishte “Prit? Çfarë?!" - por tani ajo është një fanse më e madhe se ai.
“Ajo është e fiksuar pas Wrexhamit, ajo mund të jetë më e fiksuar pas Wrexham dhe promovimit të tij të mundshëm sesa unë”, insistoi Reynolds.
Vendimi për të dokumentuar udhëtimin e tyre si pronarë të një klubi futbolli ishte i paarsyeshëm. Ylli i emisionit “It's Always Sunny in Philadelphia”, McElhenney, e sheh “sportin si tregim” dhe dyshja donin ta vendosnin Wrexhamin në skenën botërore, duke synuar të ndihmonin në zgjerimin e horizontit të klubit falë famës së tyre kolektive. Fillimisht Reynolds dhe McElhenney kishin shumë pak përvojë dhe njohuri për futbollin, por, me pak ndihmë të mikut të tyre David Beckham, ata tani janë ekspertë në këtë sport. Reynolds e përshkruan ish-yllin e futbollit si “njeriun më të mirë në botë”, i cili u dha të dyve “shumë këshilla që kanë qenë tepër të dobishme”.
Dyshja i bashkohet personazheve të tjerë të famshëm që kanë investuar ose i japin famën e tyre ekipeve të futbollit, një listë që përfshin Elton Johnin, Robert Plantin, Will Ferrellin, Kate Uptonin, Eva Longorian, Mattheë McConaugheyn dhe Natalie Portmanin.
E ardhmja për Wrexham AFC dhe pronarët e saj? Ndeshja e së shtunës dhe një shans për t'u ngjitur nga e treta e fundit e tabelës.
“Po planifikoj kohën në mënyrë që të sigurohem që të jem i pandërprerë dhe të përqendrohem vetëm në Wrexham”, thotë Reynolds. “Unë jetoj për ndeshjen tonë të shtunën”.