Aktorët e famshëm, Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman janë shpërblyer me tituj të “Guiness World Record”(GWR) para lansimit të filmit të ri të tyre “Deadpool & Wolverine”.
Super heronjtë e Marvelit u befasuan me certifikata nga GWR gjatë intervistës në emision me Alison Hammond.
Traileri i filmit të tyre theu rekordin si traileri më i shikuar brenda 24 orëve.
Reklama e filmit, e cila për herë të parë u shfaq në spektaklin Super Bowl, mblodhi 365 milionë shikime në mbarë botën në të gjitha platformat nga 11 deri me 12 shkurt.
“Çfarë? Një milionë për çdo ditë të vitit, kjo është e mrekullueshme”, thanë aktorët me shaka.
Traileri:
Edhe
Lufta prej 15 sekondave u shikua nga 17 milionë njerëz
Si bashkëpronar i klubit të futbollit Wrexham, Reynoldsit ju dha fillimisht një certifikatë nga Guinessi që njihte “Racecourse Ground” të Wrexhamit të Uellsit, si stadiumin më të vjetër të futbollit, i cili ka qenë në përdorim për 147 vjet e 31 ditë që nga 5 prilli.
“Kjo do të thotë shumë për mua si dhe paraardhësit e Uellsit”, ka thënë Reynolds.
-
Lively e Reynolds nuk duan të ndajnë informacion rreth pasurisë së tyre në gjyq kundër Baldonit
-
Performanca e Bad Bunnyt në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie
-
Coldplay thyen rekordin e “Wembleyt” me 10 koncerte radhazi
-
Njeriu i mbi 180 rekordeve botërore thyen edhe një rekord botëror