Ylli i Hollywodit Ryan Reynolds tregon përkrahje për një grup folk nga Welsi
Ylli 46-vjeçar i filmit dhe aktori Rob McElhenney bashkëpunëtor i Ryan Reynoldsit në ekipin Welsian të futbollit “Wrexham AFC” ka treguar mbështetjen e tyre pas “The Declan Swans”, të cilët kanë regjistruar këngë të shumta për Ryan dhe Rob ndaj ekipit gjatë viteve të fundit.
Një burim i tha gazetës “The Sun”: “Muajin e kaluar Rajani dhe Robi dërguan grupin për në Filadelfia për t'i ndihmuar të bënin emër atje”.
"Ata paguan shpenzimet për të gjithë udhëtimin dhe ftuan Wayne Jones, pronarin e pub-it Wrexham's Turf, së bashku për udhëtimin”, ka thënë burimi, shkruan Female first.
"Deklan Swans” performuan në lokalin e Rob dhe kishin shumë publik duke u çmendur për meloditë e tyre. Ishte një natë e madhe dhe ata zbritën si një stuhi, ashtu siç e imagjinonin Ryan dhe Rob".
Grupi dhe Wayne luajnë të dy në serialin dokumentar hit të Ryan dhe Rob “Welcome To Wrexham”, i cili përqendrohet në pronësinë e tyre të ekipit të futbollit Welsian.
Dhe dyshja e famshme tani janë të vendosur të ripaguajnë grupin për rolin e tyre në suksesin e dokumentarit.
Edhe
Wrexham, klubi nga Uellsi që u fuqizua nga dy aktorë të Hollywoodit
Burimi i brendshëm shtoi: "Si dhe duke pasur një festë masive gjatë kohës që ata ishin atje, grupi dhe Wayne filmuan për serinë e dytë të “Welcome To Wrexham”.
Wrexham arriti të ngritët në Ligën Angleze të Futbollit në prill, dhe Ryan më pas postoi në rrjetet sociale se mburrej për suksesin e tyre.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi