Wolverhampton Wolves ka zyrtarizuar huazimin një-vjeçar të anësorit të Barcelonës, Francisco Trincao.
Wolvesi e ka opsionin e blerjes së lojtarit për 25 milionë funte në fund të sezonit të ardhshëm.
21-vjeçari portugez luajti 42 herë për Barcelonën në edicionin që lamë pas, duke shënuar tre gola.
Trincao bëhet nënshkrimi i dytë i Wolves këtë verë pas mbrojtësit kolumbian Yerson Mosquera. Mbrojtësi i majtë francez, Rayan Ait-Nouri, është gjithashtu në rrugë për t’u bashkuar me ekipin anglez për 10 milionë funte.
Artikuj të ngjashëm