Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi shokon Tottenhamin me dy gola në minutat shtesë

Wolvesi ka shënuar dy gola në minutat shtesë për fitoren e madhe ndaj Tottenhamit. Wolvesi të shtunën fitoi 2:1 në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Leagues.

Tottenhami kaloi në epërsi 1:0 që në minutën e tretë. Brennan Johnson ishte realizator. Vendasit megjithatë nuk u dorëzuan. Në minutën e 91-të, Pablo Sarabia realizoi për 1:1. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 87-të. Sarabia në minutën e 97-të asistoi për Mario Leminan që shënoi golin e fitores, 2:1.

Tottenhami pësoi vetëm humbjen e dytë, ndërsa i ka 26 pikë nga 12 ndeshje. Wolvesi tani i ka 15 pikë në mesin e tabelës.