Trajneri i Wolverhamptonit, Bruno Lage, ka mohuar spekulimet se Adama Traore do të largohet nga ekipi gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai është shprehur i bindur se sulmuesi anësor do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.
“Nuk ka asnjë ofertë për Adama Traoren. Ai është këtu dhe dëshiron të luajë për ne. Unë e shoh Traoren këtu edhe pas afatit kalimtar të janarit”, deklaroi Lage.
Për shërbimet e 25-vjeçarit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Tottenhami.
Spanjolli ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2023.