Klubi i Bundesligës gjermane Wolfsburg e ka shkarkuar trajnerin kroat Niko Kovaç.
Drejtori menaxhues i Wolfsburgut, Marcel Schaefer ka thënë se e ka njoftuar Kovaçin në një bisedë që pati të shtunën pasdite. Ndihmës-trajnerët Robert Kovaç dhe Aaron Briggs po ashtu janë larguar.
“Pas humbjes kundër Augsburgut dhe situatës së përgjithshme, erdhëm deri te vendimi që ta ndërpresim bashkëpunimin”, ka thënë Kovaç, raporton faqja zyrtare e Wolfsburgut.