Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolfsburgu me fitoren e pestë rresht

Wolfsburgu e ka nisur pjesën e dytë të sezonit në mënyrë të përkryer, pasi ka fituar thellë ndaj një skuadre që po synon titullin e kampionit sivjet.

Freiburgu që ka 30 pikë në vendin e katërt, të shtunën u mposht në udhëtim te Wolfsburgu me rezultatin 6:0.

Patrick Wimmer shënoi një gol që në minutën e dytë, ndërsa Jonas Wind në minutën e 28-të dhe të 37-të, dërgoi skuadrën e tij në epërsi prej tri golave.

Yannick Gerhardt në minutën e 56-të shënoi për 4:0, kurse Ridle Baku e shënoi golin e parafundit në minutën e 80-të.

Nga pika e bardhë në minutën e katërt të shtesës realizoi edhe Luca Waldschmidt, që vulosi fitoren e thellë të Wolfsburgut.

Wolfsburgu me 26 pikë është afër zonës që dërgon në garat e mëdha evropiane.

Artikuj të ngjashëm