Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë edhe për Wolfsburgun

Wolfsburgu ka shënuar fitore të thellë në Bundesligë. Të martën mbrëma, Wolfsburgu fitoi 5:0 në udhëtim ndaj Herthas.

Që në minutën e katërt realizoi Mattias Svanberg. Maximilian Arnold e Jonas Wind shënuan gola të tjerë në pjesën e parë, ndërsa Ridle Baku dhe Omar Marmoush shënuan në pjesën e dytë.

Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të elitës gjermane.

Wolfsburgu është i gjashti me 29 pikë. Hertha është e parafundit me 14 pikë.