Borussia Moenchengladbachu ka shënuar fitore të thellë ndaj Wolrfsburgut në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të të Bundesligës gjermane. Në duelin e luajtur të premten mbrëma, Gladbachu ka triumfuar me rezultatin 4:0.
Dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, i siguruan Gladbachut fitoren bindëse në këtë përballje.
Tomas Cvancara në minutën e 16-të e zhbllokoi rezultatin, përpara se Rocco Reitz ta dyfishojë epërsinë në minutën e 42-të. Franck Honorat shënoi për 3:0 në minutën e 64-t, ndërsa shtatë minuta më vonë, Alassane Plea e vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Gladbachu ka tubuar 13 pikë, sa i ka edhe Wolfsburgu që e regjistroi humbjen e gjashtë këtë edicion.