Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi mposht Gladbachun

Borussia Dortmundi ka fituar ndaj Borussia Moenchengladbachut me rikthim të rezultatit në kuadër të xhiros së 12-të të Bundesligës.

Të shtunën, Dortmundi triumfoi në shtëpi me rezultatin 4:2.

Me këtë fitore, Dortmundi ka tubuar 24 pikë, nëntë më shumë se skuadra e Gladbachut.

Dortmundi u befasua nga Gladbachu që shënoi dy gola të shpejtë. Rocco Reitz shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, përpara se Kouadio Kone ta dyfishonte epërsinë shtatë minuta më vonë.

Megjithatë, Dortmundi u kundërpërgjigj me tri gola në pjesën e parë për ta siguruar fitoren. Fillimisht, Marcel Sabitzer ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 30-të. Shifrat i barazoi sulmuesi Nicklas Fuellkrug në minutën e 32-të. Në minutën e 46-të, Dortmundi kaloi në epërsi me golin e Jamie Bynoe-Gittens.

Fitorja e Dortmundit u konfirmua në minutën e shtatë të kohës shtesë kur Donyell Malen realizoi për 4:2.

Artikuj të ngjashëm