Mesfushori anglez, Harry Winks, pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A të Italisë.
“Calciomercato” raporton të premten se Winks do t’i bashkohet skuadrës së Sampdorias.
Mësohet se Sampdoria tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin, ekip që nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit.
Winks do të huazohet te Sampdoria, ndërsa ekipi italian do ta ketë opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit për 10 milionë euro.
26-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2026, ndërsa ka miratuar kalimin te Sampdoria që brenda pak ditëve do të zyrtarizohet.