Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla interesohet për Winksin

Skuadra e Sevillas ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, Harry Winks ka njoftuar “The Sun” të hënën. Bëhet e ditur se Sevilla tashmë i ka ofruar ekipit anglez 20 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit. Winks do të largohet nga Tottenhami këtë verë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. Në sezonin e fundit, ai pati një gol e dy asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Winks është produkt i akademisë së Tottenhamit, kurse në ekipin e parë ka debutuar gjatë sezonit 2016/17. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024, kurse ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.