Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wimbledoni do të kompensohet 130 milionë euro pas anulimit të turneut

Wimbledoni do të kompensohet rreth 130 milionë euro pas anulimit të turneut Grand Slam në tenis këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

All England Club, që organizon Grand Slamin, kishte bërë marrëveshje për të siguruar këtë ngjarje të madhe nga pandemitë qysh në vitin 2003, pas përhapjes së SARS-it atëbotë. Kishte paguar rreth 1.5 milionë euro çdo vit për këtë lloj sigurimi, shkruan “Action Network”.

Shifra prej 130 milionë euro që do të kompensohet, do të ndihmojë sado pak që të mbulojë humbjet në të hyra prej afro 285 milionë euro pas anulimit të turneut të sivjetshëm. Grand Slami ishte paraparë të niste në qershor.

Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që turneu nuk po mbahet.