Sporte të tjera

Çmimi i “Wimbledonit” shënon rritje rekord

Çmimi i “Wimbledonit” shënon rritje rekord

Foto: Associated Press

Çmimi i përgjithshëm për turneun Grand Slam “Wimbledon” në këtë vit, ka shënuar rritje prej 7 për qind, dhe tani është 53.5 milionë funte. 

Ky çmim në vitin 2024 ishte 50 milionë funte, ndërsa tani është dyfishi i çmimit që ishte ofruar në vitin 2015. 

Carlos Alcaraz dhe Barbora Krejcikova i fituan nga 2.7 milionë funte pasi i fituan turnetë individual në të dyja konkurrencat në vitin e kaluar. 

Këtë vit, fituesi do t’i pranojë 3 milionë euro, me rritje prej 11 për qind. 

Lojtarët që eliminohen në raundin e parë do të pranojnë 66 mijë funte, me rritje prej 10 për qind. 

Rritje prej 4 për qind në çmimin e përgjithshëm do të kenë edhe tenistët dhe tenistet që luajnë në çift. 

Fituesi do ta fitojë shifrën e 680 mijë funteve. 

Nëpër arenat ku do të organizohen meçet do të jenë të instaluara më shumë se 400 kamera. 

Turneu prestigjioz nis më 30 qershor dhe mbaron më 13 korrik.