Sport

Tenisi mbetet i pezulluar deri në gusht

Tenisi profesionist i organizuar përmes turneve ATP dhe WTA mbetet i pezulluar deri në gusht për shkak të koronavirusit.

Grand Slami “US Open” që organizohet në New York në fund të gushtit, synohet të organizohet atëherë.

Të gjithë turnetë ATP në korrik janë suspenduar, duke përfshirë atë Hamburg Open.

Ngjarjet e WTA-së në Bastad, Bukuresht, Lausanne dhe Jurmala po ashtu janë anuluar. Njëjtë pritet të ndodhë për ngjarje në Palermo dhe Karlsruhe, raporton BBC.

Tenisi profesional nuk është luajtur që nga shkurti, ndërsa kanë dështuar ngjarjet e mëdha French Open dhe Wimbledon.

“Si të gjithë tifozët e tenisit, lojtarët dhe organizatorët e turneve nëpër botë, ne ndajmë dëshpërimin që tenisi vazhdon të preket në këtë mënyrë”, ka thënë udhëheqësi i ATP-së, Andrea Gaudenzi.

“Ne vazhdojmë të vlerësojmë të gjitha opsionet tona në përpjekje për të rifilluar turnetë sa më shpejtë që të jetë e sigurt për të bërë këtë”.

Disa ngjarje të anuluara synohet të organizohen në pjesën e fundit të vitit.

Wimbledoni, që është dashur të fillojë më 29 qershor, është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

French Openi, që është dashur të fillojë më 24 maj, synohet të organizohet në shtator dhe tetor.