Wimbledoni do t’u japë refugjatëve ukrainas bileta falas për turneun e madh të tenisit dhe do të dhurojë fondacion prej 250 mijë funteve për ata të cilët janë prekur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë thënë të premten organizatorët e turneut në bar.
Për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Wimbledoni i përjashtoi tenistët rusë e bjellorusë nga gara, ndërsa nuk do të ketë pikë për tenistët që arrijnë suksese në garë, sipas vendimit të ATP-së.
Turneu i Wimbledonit do të zgjasë vetëm 14-të ditë nga ky vit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tenistët nga Rusia e Bjellorusia kthehen në Wimbledon ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon
-
Hiqet suspendimi për tenistët rusë dhe bjellorusë në Wimbledon
-
Britania do të vërë në dispozicion 3,000 bileta të “Eurovisionit” për ukrainasit e zhvendosur
-
Wimbledoni gjobitet me mbi 800 mijë funte për ndalimin e tenistëve rusë e bjellorusë
-
Refugjatëve ukrainas iu ofrohen 100 bileta për ndeshjen e plejofit