Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hiqet suspendimi për tenistët rusë dhe bjellorusë në Wimbledon

Tenistët rusë dhe bjellorusë do të mund të garojnë në turneun Grand Slam “Wimbledon” në këtë verë, pasi u është hequr pezullimi i fuqizuar vitin e kaluar.

Lojtarët do të mund të paraqiten si “sportistë neutralë” dhe do të garojnë në përputhje me disa kushte.

“Të pajtohen që të mos e përkrahin shtetin e Rusisë apo Bjellorusisë, regjimin apo liderët e tyre, si dhe të mos pranojnë të ardhura nga shteti i Rusisë apo Bjellorusisë, përfshirë edhe të ardhurat nga sponsorizimet e kompanive që operojnë apo kontrollohen nga ata”, janë kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë tenistët rusë e bjellorusë, në mënyrë që të luajnë në turneun prestigjioz.

Ata ishin të pezulluar nga viti i kaluar për shkak të pushtimit që Rusia e nisi në Ukrainë, e që u përkrah nga Bjellorusia.

“Wimbledoni” nis më 3 korrik.

Edhe Tenistët nga Rusia e Bjellorusia kthehen në Wimbledon ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon Sport Tenistët nga Rusia e Bjellorusia kthehen në Wimbledon ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon

Daniil Medvedev, Andrey Rublev dhe Daria Kasatkina që janë në top 10-shen e ranglistës te meshkujt e te femrat, janë prej emrave që mund të luajnë këtë verë.

Numri dy i botës te tenistet, Aryna Sabalenka nga Bjellorusia, e cila e fitoi turneun “Australian Open” më herët gjatë këtij viti, po ashtu pritet të paraqitet në garë.