Qeveria e Britanisë do të vërë në dispozicion 3,000 bileta për konkursin e këngës në "Eurovision" për ukrainasit e zhvendosur, pasi vendi i tyre nuk ishte në gjendje të zhvillonte garën për shkak të luftës së Rusisë vitin e kaluar.
Qeveria tha gjithashtu se do të sigurojë 12 milionë dollarë fonde për të ndihmuar organizimin e Eurovizionit në maj, në emër të Ukrainës, e cila fitoi konkursin në vitin 2022 dhe normalisht do të bëhej mikpritëse për këtë vit.
"Njoftimi i sotëm do të thotë se mijëra bileta do t'u ofrohen atyre që janë të zhvendosur nga lufta, në mënyrë që ata të marrin pjesë në një shfaqje që nderon atdheun e tyre, kulturën dhe muzikën e tyre”, ka thënë sekretarja e Kulturës e Britanisë, Lucy Frazer.
"Si gjithmonë, ne qëndrojmë së bashku me popullin ukrainas dhe luftën e tij për liri”, ka shtuar ajo.
Qyteti verior i Anglisë, Liverpool, do të jetë mikpritës i Eurovizionit 2023. Britania ishte nënkampione vitin e kaluar.
Transmetuesi britanik BBC do të organizojë ngjarjen, e cila zakonisht tërheq një audiencë televizive prej rreth 200 milionë njerëzve dhe u mbajt për herë të fundit në Britani në vitin 1998. Ukraina është kualifikuar automatikisht në finalen e madhe të konkursit.
-
Britania organizon “Eurovisionin” në vend të Ukrainës
-
Britania kërkon që Ukrainës t’i jepet mundësia ta organizojë “Eurovisionin 2023”
-
S’ka “Eurovision” në Ukrainë, Britanisë i kërkohet të bëhet nikoqire
-
“Eurovisioni” vitin e ardhshëm do të mbahet në Britani
-
Pas rishikimit të rregullave për viza, ukrainasit në Britani sërish mund t’i sjellin fëmijët nga Ukraina