Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilson vazhdon kontratën me Newcastlen

Sulmuesi i Newcastle Unitedit, Callum Wilson, e ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij edhe për një vit tjetër.

Wilson ka qenë golashënuesi më i mirë i Newcastle Unitedit në tri edicionet e fundit, dhe po vazhdon shkëlqimin edhe në këtë edicion, bashkë me Alexander Isakun në fazën sulmuese.

Wilson do të jetë i lidhur me Newcastlen deri në vitin 2025.

Anglezi 31-vjeçar ka shënuar dy gola në katër ndeshje në këtë edicion.

Në sezonin e kaluar pati 18 gola e pesë asistime në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.