Tenistja amerikane, Serena Williams, ka akuzuar autoritetet e antidopingut për "diskriminim" pas vizitës së fundit që i është bërë.
Amerikania ka thënë se nuk po mund të besojë se u është nënshtruar aq shumë testimeve të dopingut gjatë këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se është viktimë e agjencisë së antidopingut, pasi deri më tani po del të jetë tenistja amerikane me më së shumti teste. Tenistja që ka triumfuar në 23 turne grand slam, vizitën e fundit nga inspektorët e antidopingut e pati të martën.
"Mendoj se prej të gjitha tenisteve, unë po dal të jem më e testuara për doping. Mendoj se ky është diskriminim", ka shkruar Williams në rrjetin social Twitter.
"Por unë jam e gatshme të bëj çfarë të më kërkohet për të treguar se jam e pastër. Kështu që, urdhëroni dhe më testoni sa herë që të doni".
Mediumet amerikane kanë njoftuar se gjatë këtij viti, Williams u është nënshtruar pesë herë testeve të dopingut jashtë periudhës së garave, nga agjencia amerikane e antidopingut (USADA).(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).