Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serena Williams nuk merr pjesë në “US Open”

Tenistja e famshme amerikane Serena Williams nuk do të marrë pjesë në turneun Grand Slam “US Open” që nisë më 30 gusht.

Në një postim në rrjete sociale, amerkainja 39-vjeçare, që është fituese e gjashtëfishtë e “US Openit” ka thënë se trupit të saj i duhet kohë për t’u shëruar plotësisht pas lëndimit muskulor.

Williams është emri i radhës i madh në tenis që mungon në “US Open”. Do të mungojë edhe kampioni në fuqi Dominic Thiem, si dhe legjendat Roger Federer e Rafael Nadal.

Artikuj të ngjashëm