Tenistja amerikane Venus Williams nuk do të marrë pjesë në turneun Grand Slam “US Open”, për shkak të një lëndimi të këmbës.
Lajmin e ka bërë të ditur Venus Williamsi nëpërmjet rrjeteve sociale, raporton BBC.
Vendimi i Venusit erdhi vetëm pak orë pasi motra e saj Serena Williams po ashtu njoftoi se nuk do të jetë në “US Open” pasi ende po rikuperohet nga lëndimi muskulor.
Ndërkohë në këtë Grand Slam nuk do të marrë pjesë as bartësja numër pesë Sofia Kenin, që ka treguar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Turneu, që nisë më 30 gusht, po ashtu do të jetë në mungesë të kampionit në fuqi Dominic Thiem dhe dy legjendave Roger Federer e Rafael Nadal.
Artikuj të ngjashëm