Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenis, Serena Williams impresionin, mposht bartësen numër dy Kontaveit

Tenistja e famshme amerikane Serena Williams e ka shtyrë pensionimin e saj së paku edhe për disa ditë.

Serena Williams 41-vjeçare të mërkurën mbrëma mposhti bartësen numër dy Anett Kontaveit në rrethin e dytë të Grand Slamit “US Open”.

Williams, që është aktualisht e 605-ta në botë, mposhti estonezen Kontaveit me 2:1 në sete (6:7, 6:2, 6:2).

Williams kishte njoftuar se do të pensionohet pas “US Openit”. Ajo në rrethin e tretë të “US Openit” do të përballet me australianen Ajla Tomljanoviq të premten.

“Nuk kam pse nxitohem. Ende kam fuqi”, ka thënë Williams, që i ka fituar 23 Grand Slame në konkurrencë individuale.