Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, amerikani Deontay Wilder ka thënë sërish se dëshiron të vrasë një kundërshtar në ring.
Wilder 33-vjeçar thotë se po tenton të ketë një viktimë tjetër në bilancin e tij. Ai do të mbrojë titullin e botës në versionin WBC kundër amerikanit Dominic Breazeale të shtunën mbrëma në Brooklyn, shkruan BBC.
Është meçi i parë i Wilderit që nga përballja me britanikun Tyson Fury në dhjetor, që kishte përfunduar baras, transmeton Koha Ditore.
"Ky është sporti i vetëm ku mund të vrasësh një njeri dhe të paguhesh për këtë në të njëjtën kohë. Është e ligjshme", ka thënë Wilder.
Ai ka bërë komente të ngjashme edhe në të kaluarën. Në mars të vitit 2018, britaniku i peshës së rëndë Tony Bellew e quajti Wilderin "një turp dhe të çmendur".
Më herët këtë vit, pasi Wilder i tha Breazeales të bënte disa aranzhime për funeralin e vet, promotori britanik i boksit Eddie Hearn e cilësoi këtë si gjë të keqe për sportin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)