Deontay Wilder beson se meçi me Anthony Joshuan është ende “meçi numër një në botë”, teksa po përgatitet që të rikthehet në ring të shtunën.
Wilder 36-vjeçar luftën e fundit e pati në vitin e kaluar, ndërsa tani takohet me Robert Heleniusin në New York.
Boksieri amerikan i peshës së rëndë ka synim që të bëhet sërish kampion bote. Dhe ka plane edhe më të mëdha.
Të ketë një tjetër meç me britanikun Joshua.
“Do të doja të kem meç me të në Afrikë”, ka thënë ai për “BBC Sport” të mërkurën.
Edhe
Meçi Joshua - Wilder në Arabi Saudite në dhjetor
Ka pasur shumë meçe të peshës së rëndë në Afrikë, përfshirë atë të vitit 1974 në Kinshasa, ku Muhammad Ali u përball me George Foremanin.
“Të dy i kemi rrënjët nga atje. Mendoj se do të ishte vend i shkëlqyer për t’u rikthyer në shtëpi, në një kontinent me shumë njerëz tanë. Do të ishte meç i shkëlqyer, edhe nëse do të ishte fitore, humbje apo barazim. Mendoj se do të merrnim respektin dhe dashurinë nga të gjithë ata njerëz”, ka përfunduar Wilder.