Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury dhe Wilderi gati për meçin e madh

Boksieri britanik, Tyson Fury, mbron titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC të shtunën. Fury do të përballet me amerikanin Deontay Wilder për pjesën e tretë - dhe ndoshta të fundit - të një rivaliteti të “çmendur” trevjeçar në ringun e boksit.

Është një meç që vjen pas një periudhe të lodhshme, të shënuar me grindje të ashpra, një shpërthim të pandemisë COVID-19 dhe akuza për mashtrim.

Fury dhe Wilder përballen në “T-Mobile Arena” në Las Vegas.

Nëse konferenca përfundimtare e shtypit është ndonjë udhërrëfyes, atëherë skena është për një duel tjetër shpërthyese ndërmjet Furyt të pamposhtur, të vetëquajturit “Gypsy King" nga Britania, dhe Wilderit të fortë me nofkën “Bombarduesi i Bronzit” nga Alabama e SHBA-së.

Dy boksierët e kategorisë së rëndë luftuan në një barazim mahnitës në luftën e tyre të parë në Los Angelos në vitin 2018, kur Fury mbijetoi disi nga një nokaut dërrmues i raundit të 12-të, pasi ishte më i mirë se Wilderi për pjesën më të madhe të meçit. Fury, që ka 30 fitore (21 KO) dhe një barazim në karrierën e tij si profesionist, e rrëzoi nga froni Wilderin në shkurt të vitit të kaluar duke i dhënë fund mbretërimit pesëvjeçar të amerikanit si kampion i versionit WBC, një prej katër versioneve të mëdha të boksit profesionist. Asnjëri prej tyre nuk ka luftuar që nga ajo luftë e 20 muajve më parë dhe Fury u detyrua të heqë dorë nga planet për një meç me ish-kampionin e versioneve WBA, IBF dhe WBO në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, pasi një arbitër i pavarur në maj vendosi që Wilderi kishte të drejtë në një rimeç. Shpërthimi i COVID-19 në kampin e Furyt, i cili preku kampionin britanik dhe disa anëtarë të ekipit të tij, detyroi që lufta të shtyhet nga korriku në tetor.

Edhe Fury kthehet sërish nga pensionimi Futboll 6 muaj më parë Fury kthehet sërish nga pensionimi

Wilder, ndërkohë, këmbëngul se humbja e tij ndaj Furyt herën e fundit ishte një lajthitje, duke ofruar një seri shpjegimesh të çuditshme dhe të padëshmuara për humbjen, duke filluar nga dorezat e deri te marrja e ujit nga ish-trajneri i tij. Fury iu drejtua atyre komenteve të Wilderit, që ka 42 fitore (41 KO), një humbje dhe një barazim, kur dy boksierët ndanë skenën në konferencën për shtyp.

“Ai e di shumë mirë që të gjitha ato akuza janë gënjeshtra”, tha Fury për pretendimet e Wilderit. “Dhe, thellë në shpirtin e tij, ai e di që humbi. Ai humbi herën e parë, ai humbi herën e dytë dhe ai do të humbasë edhe herën e tretë”.

Wilderi ka zëvendësuar trajnerin pas humbjes së vitit të kaluar ndaj Furyt, duke shkarkuar Mark Brelandin, të cilin e kishte akuzuar se e kishte hedhur peshqirin shumë shpejt. E ka zëvendësuar atë me Malik Scottin, një 40-vjeçar, ish-boksier i kategorisë i rëndë, i cili pësoi një nokaut në raundin e parë nga Wilderi.

Scott thotë se ka punuar në zgjerimin e arsenalit sulmues të Wilderit, duke “shtuar armë” në dorën e djathtë të stuhishme që konsiderohet si më e frikshmja në boksin e kategorisë së rëndë.

“Deontay ka bazë të mirë, vetëm shumë herë ai nuk e përdori atë”, tha Scott.

Ndërkohë, Wilder insiston se me trajnerin e ri tashmë ka “rizbuluar” veten si boksier edhe më i fortë.

Edhe Fury fiton meçin në Tajlandë Luftarake 1 d. më parë Fury fiton meçin në Tajlandë

“Unë i jam përkushtuar vetes dhe i kam kushtuar kohë trupit tim. Unë jam gati të prezantoj veten në botën e boksit duke e mposhtur Furyn në meçin e tretë”.

Mbetet për t’u parë nëse versioni i ri i Wilderit është mjaft i mirë për të kapërcyer Furyn. Madhësia superiore e britanikut, lëvizja dhe aftësitë kundër goditjes rezultuan të vështira për amerikanin në takimet e mëparshme. Fury nuk ka qenë i impresionuar nga biseda për një “version” të ri dhe të përmirësuar të Wilderit.

“Unë nuk përfitoj shumë nga këto fjalë, të cilat as që më interesojnë. E them këtë sepse shumë njerëz flasin shumë fjalë”, tha Fury. “Shpresoj që ai të sjellë një luftë më të mirë sepse meçi i fundit ishte shumë zhgënjyes për mua. Ai aspak nuk ishte një kundërshtar i denjë. Unë isha i stërvitur për një luftë dhe në fund doli një meç me goditje të njëanshme, të cilat i bëja vetëm unë”.

Sidoqoftë, Fury pohon se Wilderi tani është një kundërshtar më i rrezikshëm duke pasur parasysh përgatitjen që e ka bërë. Një përsëritje e nokautit të vitit të kaluar do ta çonte Wilderin drejt fundit të karrierës në kategorinë e rëndë.

“Kjo është lufta e tij për t’u krijuar ose për t’u zhdukur. Të gjithë presin që unë të hyj atje dhe ta rrëzoj - gjë që unë do ta bëj - por ju kurrë nuk mund ta fshini Deontay Wilderin, sepse ai është më i rrezikshmi tani”, pranoi Fury.

Edhe Boksieri shqiptar i bindur se do ta “anulojë” meçin Joshua – Fury Luftarake 4 d. më parë Boksieri shqiptar i bindur se do ta “anulojë” meçin Joshua – Fury

Ajo që mund ta presë Furyn pas meçit me Wilderin është shumë e paqartë. Kategoria e rëndë ende është duke u përballuar me pasojat nga disfata e Joshuas nga Oleksandr Usyk në muajin e shkuar. Joshua është zotuar se do të ketë një rimeç me Usykun në vitin 2022, që do të thotë se një luftë Joshua-Fury nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. Fakti që nuk ka rrugë të qartë drejt një kampioni të unifikuar është një burim zhgënjimi për promotorin amerikan të Furyt, legjendarin Bob Arum. Ndërsa, Fury këmbëngul se nuk po shikon përtej këtij vikendi, Arum tha se gjërat janë shumë të qarta për të, porse duhet të merren vendimet nga krerët e këtij sporti.

“Ajo që duhet të ndodhë është që Tysoni të fitojë ndaj Wilderit. Të gjithë duhet të bien dakord që ai të luftojë me Usykun për unifikim të titujve, me një kusht që fituesi të luftojë me Joshuan. Nëse ky do të ishte një sport i arsyeshëm, kjo do të ndodhte - por nuk është”, u shpreh Arumi.