Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, ka treguar arsyet e largimit nga skuadra e Liverpoolit.
30-vjeçari u largua gjatë kësaj vere nga klubi anglez si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata.
Ai u transferua te skuadra franceze, Paris Saint-Germaini.
“Pas gjashtë vjetëve të kaluar me Liverpoolin, drejtuesit e klubit nuk më dhanë besimin dhe dëshirën për të mbetur. Kështu që, ishte koha të transferohesha te ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Wijnaldum.
Mesfushori holandez gjatë kohës që ishte pjesë e Liverpoolit, e fitoi titullin e kampionit në Premier League dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.