Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldumi nuk ftohet për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Mesfushori i Paris Siant-Germain, Georginio Wijnaldum, ka pësuar një tjetër goditje të hidhur në karrierë pasi nuk u ftua nga përfaqësuesja e Holandës.

Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal zbuloi vendimin e tij për të lënë jashtë 31-vjeçarin për ndeshjet e grupit të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës, Uellsit dhe Polonisë në muajin e ardhshëm.

“Për fat të keq, gjërat pak kanë ndryshuar në situatën e Wijlandumit në klubin e tij që nga dy ndeshjet tona të fundit ndërkombëtare në mars. Si rezultat i kësaj, unë jam i detyruar të bëj zgjedhje të tjera, sado e vështirë që është”, deklaroi Van Gaal.

Winjaldum, ka luajtur në 86 ndeshje me Holandën dhe nuk është lënë jashtë skuadrës që nga marsi i vitit 2014, pasi ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në ekip.

Te PSG-ja nuk ka kaluar momente të mira ku ka qenë titullar vetëm në 21 ndeshje.