Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum në Bundesliga

Bayern Munichu është favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpoolit, Georgnio Wijnaldum.

Sipas mediave gjermane drejtuesit e klubit kanë pasur kontakte me menaxherin e lojtarit.

Madje kampioni gjerman i ka dërguar ofertën lojtarit që nuk ka kthyer ende përgjigje.

Wijnaldum do të jetë futbollist i lirë në muajin qershor pasi nuk do të vazhdoj kontratën me ekipin anglez.

Për shërbimet e mesfushorit holandez interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Artikuj të ngjashëm