Fundori i Washington Wizards, Russell Westbrook ka thyer rekordin për më së shumti “tripe-double” në karrierë. Westbrook ka thyer rekordin e NBA-s, të mbajtur nga Oscar Robertsoni në humbjen e skuadrës së tij, Washingtonit nga Atlanta me rezultatin 125:124.
Roberston, i cili gjatë karrierës ka luajtur në NBA prej vitit 1960 deri në vitin 1974, kishte regjistruar 181 “triple-double” për të vendosur rekord, të cilin e theu Westbrooku. Westbrook 32-vjeçar, ndeshjen e mbylli me 28 pikë, 13 kërcime e 21 asistime. Për Westbrookun, ky ishte “triple-double” numër 182 në karrierën e tij.
“Jam vërtet mirënjohës për momente të tilla”, tha shkurt Westbrook, i cili pati rastin ta fitoj ndeshjen kundër Atlantas por nuk arriti të shënoj në tentimin e fundit.