Russell Westbrook regjistroi “triple-double”, të parin qëkur e kaloi Oscar Robertsonin. Ai ndihmoi Washingtonin të fitojë përballë Cleveland Cavaliers 120:105.
Westbrooku shënoi 21 pikë, 17 asistime dhe 12 kërcime. Ishte “triple-double” i tij i 183-të në karrierë, dhe i 37-i këtë edicion.
Davis Bertans realizoi 17 pikë, ndërsa Rui Hachimura dhe Robin Lopez kontribuuan me nga 14 pikë. Shtatë basketbollistë të Wizardsit realizuan pikë dyshifrore.
Washingtoni me këtë fitore fitoi vendin që dërgon në plejof. Me risinë në NBA, edhe skuadrat nga vendi i shtatë deri në vendin e 10-të do të lejohen të luajnë në plejof, në secilën konferencë.
Artikuj të ngjashëm