Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabonis vendos rekord të ri te Sacramento Kings

Domantas Sabonis ka regjistruar “double-doublen” e 30-të rresht për ta ndihmuar Sacramento Kingsin të fitojë përballë Indiana Pacersit, 133:122.

Lituani realizoi 26 pikë dhe kontribuoi me 11 kërcime në Indianapolis, për ta thyer rekordin e Oscar Robertsonit të Kingsit, që kishte realizuar 29 dyshifror të dyfishtë rresht në një edicion të rregullt të ligës NBA.

Trae Young shënoi 32 pikë dhe shtoi 15 asistime, në fitoren e Atlanta Hawks kundër Phoenix Suns, 129:120 në Atlanta.

Young, i cili shënoi të paktën 30 pikë në 20 ndeshje të këtij edicioni, po ashtu regjistroi “double-double” për herë të 30-të në këtë kampanjë.

Fitore të premten pas mesnate shënoi edhe Denver Nuggets përballë Portland Trail Blazers, 120:108.

Russell Westbrook i Los Angeles Clippers bëhet vetëm basketbollisti i 25-të në ligën NBA që arrin shifrën e 25 mijë pikëve.

Edhe Wembanyama me paraqitje spektakolare, San Antonio mposht Oklahoman Basketboll Wembanyama me paraqitje spektakolare, San Antonio mposht Oklahoman

Ai realizoi 23 pikë në fitoren 136:125 përballë Detroit Pistons.

Zion Williamson realizoi pikë katër sekonda para fundit dhe ia siguroi fitoren dramatike New Orleans Pelicansit përballë San Antonio Spursit, 114:113.

Williamson e mbylli ndeshjen me 33 pikë e tetë kërcime, ndërsa Victor Wembanyama shënoi 16 pikë dhe kontribuoi me 14 kërcime për Spursin.