Russell Westbrook dhe LeBron James kanë shkëlqyer në fitoren që Los Angeles Lakers e arriti përballë Toronto Raptors, 128:123.
Westbrooku regjistroi “triple-double” prej 22 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve për Lakersin, përfshirë edhe trepikëshin që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Jamesi ishte lider në listën e koshashënuesve me 36 pikë, ndërsa Avery Bradley siguroi fitoren me gjuajtje të saktë, 32.5 sekonda para fundit.
Lakersi kishte humbur në 11 ndeshjet e fundit në udhëtim dhe ishte në seri prej tri disfatave të njëpasnjëshme.
Cleveland Cavaliers triumfoi përballë skuadrës Denver Nuggets, 119:116.
Lauri Markkanen shënoi 31 pikë për Clevelandin, përfshirë edhe trepikëshin vendimtar që ia dha fitoren “kalorësve”.
Edhe
Lakersi fiton derbin e Los Angelesit
Jayson Tatum dhe Jaylen Brown së bashku realizuan 62 pikë, ndërsa Boston Celtics fitoi ndaj Sacramento Kings, 126:97.
Neë Orleans Pelicans mposhti San Antonio Spursin 124:91, kurse Miami Heat triumfoi ndaj Oklahoma City Thunder, 120:108.