Superylli i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Westbrook ka mbyllur ndeshjen e 42-të sivjet me dyshifror të trefishtë, në përballjen e së dielës ndaj Denver Nuggetsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë, Westbrook barazoi rekordin e Oscar Robertsonit me 41 “triple-doubles”. Ky rekord mbahej nga sezoni 1961-62.
Westbrook siguroi këtë rekord me një asistim në minutat e fundit. Deri në këtë moment ai pati 32 pikë dhe 14 kërcime.
Në ndeshjen e së dielës, Westbrook hyri me mesatare prej 31.7 pikësh, 10.7 kërcimesh e 10.4 asistimeve.