Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami rrit çmimin për Ricen, kërkon 140 milionë euro

Insistimi i vazhdueshëm i Manchester Unitedit për mesfushorin Declan Rice, ka detyruar West Ham Unitedin ta caktojë një çmim të ri për lirimin e mesfushorit në verë.

Për kartonin e reprezentuesit të Anglisë, West Hami po kërkon hiq më pak se 140 milionë euro dëmshpërblim.

Rice është ndër më të vlerësuarit këtë edicion në Premier League si mesfushor defensiv dhe Manchester Unitedi po synon transferimin e tij të verë. 23-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Në 32 ndeshje të luajtura këtë edicion, Rice ka katër gola e po aq asistime për West Hamin.