Reprezentuesi i Gjermanisë, Thilo Kehrer është përforcimi më i ri i West Ham Unitedit.
Qendërmbrojtësi është prezantuar të mërkurën tek ekipi anglez, me të cilin ka firmosur kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për dy vite tjera.
Ai te West Hami është transferuar nga skuadra e Paris Saint-Germainit. Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, raportohet se West Hami ka paguar rreth 20 milionë euro për kartonin e Kehrerit. 25-vjeçari që karrierë ka bërë edhe te Schalke, me skuadrën e Paris Saint-Germainit ka fituar tre tituj kampioni të Francës.