Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami dhe Sevilla në garë për Kehrerin

Thilo Kehrer pritet të largohet nga PSG-ja gjatë kësaj vere.

Për shërbimet e futbollistit gjerman kanë shprehur interesim, West Hami dhe Sevilla.

Mediat në Angli shkruajnë se West Hami po vazhdon negociatat me PSG-në. Oferta e parë prej 10 milionë eurosh është refuzuar nga klubi francez.

PSG-ja po kërkon 16 milionë euro për Kehrerin. Këtë shifër nuk është e gatshme ta paguajë Sevilla.

25-vjeçari luan në të gjitha pozitat e mbrojtjes. Pjesë e PSG-së është që nga viti 2018 kur ishte transferuar nga Schalke për 37 milionë euro.