Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kehrer drejt Premier Leagues

Qendërmbrojtësi Thilo Kehrer do ta vazhdojë karrierën në Premier League. “FootMercato” ka raportuar të martën se gjermani do të transferohet te skuadra e West Ham Unitedit.

Bëhet e ditur se West Hami tashmë ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për shërbimet e tij.

Kehrer do t’i bashkohet ekipit nga Londra për 20 milionë euro dhe do të firmosë kontratë deri në vitin 2026 pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore gjatë ditëve në vazhdim.

25-vjeçari me Parisin kishte kontratë deri vitin e ardhshëm, ndërsa kampionit të Francës iu pat bashkuar në vitin 2018 nga Schalke për 37 milionë euro.

 

Artikuj të ngjashëm