West Ham Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e Sevillas, Luuk de Jong, kanë raportuar të premten mediumet britanike.
Bëhet e ditur se ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për 30-vjeçarin. Holandezi De Jong ka gjasa të largohet nga Sevilla gjatë kësaj vere, pasi ekipi spanjoll po synon transferimin e sulmuesit Rafa Mir.
De Jong ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2023 kurse sezonin e shkuar shënoi nëntë gola në 48 ndeshje në të gjitha garat.
Ai karrierë ka bërë edhe te PSV Eindhoveni, Borussia Moenchengladbachu, Neëcastle Unitedi, Tëente e De Graafschapi.