Sport

West Hami nxjerr Ricen në shitje

Mesfushori Declan Rice përfundimisht do të largohet nga West Ham Unitedi, por në fund të këtij sezoni. “The Sun” raporton të hënën se te West Hami kanë marrë vendim për ta shitur Ricen gjatë verës, pasi mesfushori ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Për kartonin e anglezit, West Hami po kërkon hiq më pak se 150 milionë euro. Rice është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në Angli dhe tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha të Premier Leagues.

23-vjeçari është kapiten i West Hamit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, Rice ka një gol e dy asistime në 20 ndeshje të luajtura për West Hamin në të gjitha garat.