Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami nuk e shet Ricen këtë verë

West Ham Unitedi nuk do ta shesë Declan Ricen këtë verë, edhe nëse ai nuk nënshkruan kontratën e re.

Rice ka refuzuar disa kontrata të reja që i janë ofruar dhe se është raportuar se është i gatshëm të largohet në afatin kalimtar veror.

Por, West Hami nuk do të lejojë të ndodh një gjë e tillë, pasi Rice ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, ka shkruar “Skysports” të premten.

Ai në fakt ka kontratë deri në vitin 2024, por West Hami e ka opsionin që t’ia vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Rice iu bashkua West Hamit në moshën 14-vjeçare kur u lirua nga Chelsea.

Mesfushori 23-vjeçar ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm