West Ham Unitedi është në negociata me skuadrën e Hoffenheimit për shërbimet e mbrojtësit të majtë, David Raum, ka raportuar “The Times”, të martën. Bëhet e ditur se West Hami po insiston në transferimin e Raumit gjatë kësaj vere dhe për këtë arsye i ka ofruar ekipit gjerman 35 milionë euro për kartonin e tij.
Raum po shihet tek ekipi anglez si përforcim i duhur për mbrojtjen në sezonin e ri. 24-vjeçari është reprezentues i Gjermanisë dhe sezonin e fundit ka shënuar tre gola dhe ka bërë 13 asistime në të gjitha garat për Hoffenheimin.
Ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm